Aktualitet

Vrasja brenda familjes shqiptare në Itali! Fqinjët në Selenicë: Sa herë hapim TV na vjen të qajmë, vrau të dashurin e qelbësirës...

Fqinjët e Taulant Malajt, kanë rrëfyer se ai së bashku me familjen e tij kanë emigruar që në vitin 1997. 

9 Maj 2023, 09:29 Nga A.B
Vrasja brenda familjes shqiptare në Itali! Fqinjët në
Fqinjet

TIRANË- Vrasjet makabër të shqiptarit Taulant Malaj në Itali, tronditën opinionin publik dhe të afërmit. Kjo ngjarje është kthyer në kryefjalën e mediave shqiptare dhe italiane për krimin monstruoz ku vrau vajzën, italianin dhe plagosi gruan e tij, fqinjët në Selenicë e përshkruajnë si njeri të mirë. Për 'Reporttv', fqinjët e Taulant Malajt, kanë rrëfyer se ai së bashku me familjen e tij kanë emigruar që në vitin 1997. 

Na ka ardhur shumë keq, sa herë hapim televizorin na vjen për të qarë. Ka që në 1997 që ka ikur. Familje shumë e mirë”- tha ajo.

'Vrau dhe të dashurën e qelbësirës...'- dëgjohet të thotë një tjetër.

'Më ka ardhur keq. Ata janë 5 vëllezër, di që kanë ikur që këtej, po se ku janë nuk e di"- thotë një tjetër.

Si ndodhi masakra?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.

taulant malaj masakra e shqiptarit ne itali

Sondazh

Poll