Politike

Rasti McGonigal/ Berisha paralajmëron Ramën: Escobar i dha mesazhin, është nën hetim për çështje penale

Sali Berisha tha se kryeministrit Edi Rama mesazhin më të qartë ia dha i dërguari i SHBA në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. 

8 Maj 2023, 23:23 Nga k.m.
Rasti McGonigal/ Berisha paralajmëron Ramën: Escobar i dha mesazhin,
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me çështjen e lidhjes së kryeministrit Rama me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Open", Berisha tha se kryeministrit Edi Rama mesazhin më të qartë ia dha i dërguari i SHBA në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. 

Sipas tij, Escobar refuzoi të flasë në lidhje me çështjen në daljet e tij në media dhe kjo për të do të thotë shumë lidhur me çështjen. 

"E pamundura nuk ndodh, ne do fitojmë. Fushata e Ramës është koprolalike, ku ai përdor gjuhë të pisët. Është një fyerje për qytetarët. Ai shkon nga sheshi në shesh me fjalë të turpshme dhe tregon se nuk ia ndjen fare dhe nuk i intereson për qytetarin. Ai vjedh votën, nuk votohet. Po të ishte për votën e lirë ai do ishte në kokërr të burgut. Atë e pret McGonigal në bankën e të akuzuarit. Aq sa do dënohet Charles aq do dënohet dhe Edi në Amerikë. Zhvillimi i rëndë ka qenë mesazhi që i solli Escobar Ramës. E bëri për të zgjuar komentin e shoqërisë, e takoi vetëm 20 minuta. Mesazhi ishte se është nën hetim për çështje penale me McGonigal. Ai nuk nxori asgjë nga takimi dhe kur u pyet në media, Escobar tha që çështja është e hapur dhe nuk mund të komentojë. Ramën do e ekstradojmë ne, nuk diskutohet. Ai është i tmerruar nga ajo histori. Ndaj ai humbet herë herë dhe përfytyron veten në ishullin Riker, ka një burg të tmerrshëm qindra-vjeçar aty dhe janë varrezat e gjithë banditëve amerikanë. Edi Rama mund të përfundojë aty si VIP,”- u shpreh ai.

sali berisha

Sondazh

Poll