Politike

VD/ Arlind Qori tregon ambicien për drejtimin e Tiranës: Do të ketë ndërtime vetëm në zona të lejuara

Ai tha se ndërtime do të ketë vetëm në zona të lejuara, pasi modeli aktual nuk është i qëndrueshëm.

8 Maj 2023, 21:21 Nga DOSJA
VD/ Arlind Qori tregon ambicien për drejtimin e Tiranës: Do të
Arlind Qori

TIRANË- Në pjesën e tretë të emisionit ishte këtë të hënë Arlind Qori kandidati i “Lëvizjes Bashkë” për Bashkinë e Tiranës. Ai shpjegoi disa nga pikat e programit të tij dhe ambicien në zgjedhjet e kësaj të diele.

“Ndërtimi nuk është sektori jetëgjatë, nuk është sektori që mund ta mbash si shtyllën kurrizore për 10, 20 apo 30 vjet. Një rëndësi e madhe e sektorit të ndërtimit ndodh në vende si Italia e jugut aty ku ka përzierje mes logjikës ekonomike dhe mafioze. Na duhet një orientim i ekonomisë drejt prodhimit, drejt shërbimeve të kualifikuara në mënyrë që të prodhojmë më mirë”, tha Qori ndër të tjera.

Ai tha se ndërtime do të ketë vetëm në zona të lejuara, pasi modeli aktual nuk është i qëndrueshëm.

Sa i takon fushatës, Qori u shpreh se deri tani ka qenë e qetë.

Si zakonisht, nuk mungoi humori në trajtimin ndryshe të të ftuarit të radhës, i cili kandidon për zgjedhjet e 14 Majit në Tiranë.

Marrë nga tvklan.al

arlind qori fushata 2023

Sondazh

Poll