Politike

"Vendoret"/ Rama flet për opozitën: Metën dhe Berishën i shoh si rrezik, ata të tjerët...

Ndërsa kundërshtarët e tjerë, tha se janë relevantë.

8 Maj 2023, 21:09 Nga k.m.
"Vendoret"/ Rama flet për opozitën: Metën dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për strategjinë e fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjalën e tij, kreu i PS-së tha se në fakt kundërshtarët e vërtetë janë kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërsa kundërshtarët e tjerë, tha se janë relevantë.

PJESË NGA INTERVISTA:

Edi Rama: Unë mendoj që ky popull është shumë i ftilluar kur vjen puna tek zgjedhjet. Ky popull nuk ka bërë asnjëherë gabim kur ka zgjedhur. Në asnjë palë zgjedhje. Në '91 votoi pa besim të plotë tek ata që sapo erdhën. Pastaj në '92 iu dha gjithçka, pastaj në atë verë ia ktheu përmbys duke i dhënë poshtetin opozitës. Në '94 e sakatoi projektin e referendumit. '97 ishin zgjedhje pas një çmendurie dhe sigurisht që do shkonin siç shkuan. Në 2001, 2003 dhe 2005, ndodhi ashtu siç ndodhi. Shqiptarët kanë sensin më të mprehtë politik.

Ngjajnë si zgjedhje të përgjithshme...

Edi Rama: E kuptoj sesi ngjajnë, ngjajnë ashtu siç janë. Shtresa e parë e zgjedhjeve është larg vëmendjes së mediave. Shtresa e dytë bëhet me kanditatët dhe me përfaqësuesit politik që bëhet me ta, por edhe me deputetët. Shtresa e tretë është fushata në nivelin kombëtar kur shkoj unë, ose liderët e tjerë. Ajo nuk mund të fokusohet tjetërkund. Kur non grata dhe Likja bëhen bashkë, sigurisht që kjo është domosdoshmëri strategjike për t'i pasur në ballë të fushatës. Të tjerët janë me revelancë realitive. Rreziku këtu janë këta, ata nuk përbëjnë asnjë rrezik.

edi rama

Sondazh

Poll