Bota

BETEJA e ashpër në Bakhmut/ Ukraina: Rusia ka humbur 100 mijë trupa gjatë luftimeve

Po ashtu, Cherevati tha se Rusia kishte nisur rreth 415 sulme artilerie në 24 orët e fundit, teksa shtoi se 64 ushtarë rusë u vranë të dielën që lamë pas.

8 Maj 2023, 18:58 Nga a.l
BETEJA e ashpër në Bakhmut/ Ukraina: Rusia ka humbur 100 mijë
Beteja në Bakhmut

UKRAINË- Beteja të ashpra po zhvillohen në Bakhmut. Ukraina ka njoftuar se Rusia ka humbur gjatë 9 muajve të fundit, 100 mijë trupa ushtarakë. 

"Por këto janë llogaritje të përafërta. Jam i sigurt se verifikimi i mëtejshëm do të tregojë vetëm një rritje të këtij numri. Kjo është e natyrshme pasi armiku përdor të ashtuquajturat sulme të mishit si metodën kryesore të luftës," tha kolonel Serhiy Cherevaty, zëdhënës i Grupi Lindor i Forcave të Armatosura të Ukrainës. 

Po ashtu, Cherevati tha se Rusia kishte nisur rreth 415 sulme artilerie në 24 orët e fundit, teksa shtoi se 64 ushtarë rusë u vranë të dielën që lamë pas, shkruajnë mediat e huaja. Rusia nuk dukej se kishte mungesë municionesh, pavarësisht pretendimeve për të kundërtën nga kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, shoti më tej Cherevati.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll