Bota

TENSIONET para zgjedhjeve të 14 majit, kandidati për zv. president qëllohet me gurë nga mbështetësit e Erdogan

Imamoglu e quajti incidentin një "provokim" dhe kërkoi një shpjegim nga zyrtarët lokalë.

8 Maj 2023, 17:31 Nga a.l
TENSIONET para zgjedhjeve të 14 majit, kandidati për zv. president
Ekrem Imamoglu qëllohet me gurë

TURQI- Autobusi i fushatës së kryetarit të bashkisë së Stambollit është sulmuar me gurë nga mbështetësit e kandidatit për President, Rexhep Taip Erdogan, teksa ai ishte në provincën lindore të Erzurumit përpara zgjedhjeve të 14 majit në Turqi.

Imazhet e publikuara nga zyra e Ekrem Imamoglu treguan protestuesit që sulmonin me gurë duke thyer xhamin e mjetit. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit të cilët po ndiqnin autobusin duke e sulmuar me gurë. 

Imamoglu e quajti incidentin një "provokim" dhe kërkoi një shpjegim nga zyrtarët lokalë. Raportet thonë se të paktën shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta.

Incidenti lë të kuptohet për tensionet rreth votimeve parlamentare dhe presidenciale të së dielës së ardhshme. Imamoglu po bën fushatë në emër të liderit të opozitës laike Kemal Kılıçdaroglu. Kryebashkiakut popullor të Stambollit i është premtuar një post zëvendëspresident nëse Kılıçdaroglu fiton, shkruajnë mediat e huaja. 

Duke folur për incidentin, Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha në Ulke TV se Partia Popullore Republikane (CHP) kërkoi leje nga bordi zgjedhor provincial për të vizituar zejtarët dhe jo për të mbajtur një tubim. Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Erzurumit, Mehmet Sekmen, pretendoi se grupi prej 150-200 personash ishte nga brenda CHP-së. 

ekrem imamoglu

Sondazh

Poll