Bota

Vdekja e Saman Abbas/ Del raporti mjeko-ligjor: 18-vjeçarja palestineze është mbytur

Avokati ndër të tjera ka thënë se ky reyultat i raportit pritej, por ekspertiza nuk zbulon nëse 18-vjeçarja është mbytur nga një apo më shumë persona dhe nuk dihet ende nëse është kryer me duar të zhveshura.

8 Maj 2023, 17:18 Nga f.i
Vdekja e Saman Abbas/ Del raporti mjeko-ligjor: 18-vjeçarja palestineze
Saman Abbas

ITALI- Saman Abbas , 18-vjeçarja me origjinë pakistaneze dhe banuese në Novellara, në zonën Reggio, e cila u zhduk në pranverën e vitit 2021, pasi refuzoi një martesë të detyruar dhe eshtrat e saj u gjetën dimrin e kaluar, sipas ekspertizës mendohet të ketë vdekur nga mbytja dhe asfiksimi. Mediat e huaja raportojnë se ekspertët e caktuar nga Gjykata e Assizes e Reggio Emilia, Cristina Cattaneo dhe Biagio Eugenio Leone kanë arritur në këtë përfundim pas raportit paraprak mjeko-ligjor.

Përfundimi i raportit mjeko-ligjor është konfirmuar edhe nga Liborio Cataliotti, avokat i xhaxhait të 18-vjeçares së ndjerë, Danish Hasnain, i cili po hetohet së bashku me dy të afërm të tjerë dhe prindërit e vajzës për zhdukjen e Abbas. Avokati ndër të tjera ka thënë se ky reyultat i raportit pritej, por ekspertiza nuk zbulon nëse 18-vjeçarja është mbytur nga një apo më shumë persona dhe nuk dihet ende nëse është kryer me duar të zhveshura.

"A ka ndonjë gjë që na befasoi në leximin e ekspertizës? Jo, absolutisht jo është në përputhje me atë që klienti im ka raportuar dhe rrjedhimisht me parashikimet tona." tha avokati.

"Dihet se, me shumë mundësi, ky ishte shkaku i vdekjes, sepse hemorragjia do të shkaktohej për faktin se mbytja ka ndodhur kur ajo ishte gjallë, sepse përndryshe nuk do të kishte efekt hemorragjik. Për fat të keq, të paktën ky raport nuk mund të japë detaje pëse ka ndodhur ose është kryer nga një apo më shumë persona dhe me duar të zhveshura apo me mjete,"- vazhdoi avokati.

Raporti është bërë duke analizuar mbetjet e gjetura nëntorin e kaluar në një vilë pranë shtëpisë ku jetonte Saman Abbas. Për vrasjen e 18-vjeçares pakistaneze natën e 30 prillit 2021 në Novellara, prokurori i Reggio Emilia akuzon pesë të afërm: prindërit, dajën dhe dy kushërinjtë e saj.

saman abbas

Sondazh

Poll