Bota

Osmani vizitë në Londër, takim me emisarin Peach: Diskutuam për hapat e mëtejshëm të dialogut

Presidentja ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, ku mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Charlsit III si mbret.

8 Maj 2023, 18:41 Nga a.l
Osmani vizitë në Londër, takim me emisarin Peach: Diskutuam
Stuart Peach dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Londër, është takuar edhe me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Përmes një postimi në Twitter, Osmani bën me dije se me të ka diskutuar për hapat e rëndësishëm në dialog dhe për integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Britaninë e Madhe”, shkroi presidentja Osmani në Twitter.

Presidentja ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, ku mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Charlsit III si mbret.

stuart peach

Sondazh

Poll