Bota

'E gjithë bota është kundër nesh'/ Oligarku rus kundër Putinit: Ky nuk është operacion ushtarak, por pushtim!

Në një video të shpërndarë nga Kovalev në kanalin e tij Telegram, biznesmeni tha në fillim se ishte i sigurt se trupat ruse do të shkelnin mbrojtjen e Ukrainës dhe do të pushtonin Kievin, brenda dy ose tre javësh.

8 Maj 2023, 17:26 Nga a.l
'E gjithë bota është kundër nesh'/ Oligarku rus
Vladimir Putin

RUSI-  Oligarku rus Andrey Kovalev ka kritikuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe politikën e ndjekur nga presidenti i vendit, Vladimir Putin.

Në një video të shpërndarë nga Kovalev në kanalin e tij Telegram, biznesmeni tha në fillim se ishte i sigurt se trupat ruse do të shkelnin mbrojtjen e Ukrainës dhe do të pushtonin Kievin, brenda dy ose tre javësh. Ai u shpreh i habitur që kjo nuk ndodhi.

Kovalev vuri në dukje humbjet e rënda të Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës, duke përfshirë tërheqjen e trupave ruse nga pozicionet që arritën në fillim të luftës, fundosjen poshtëruese të luftanijes ruse Moskva prillin e kaluar, shpërthimin në urën që lidh Krimenë e aneksuar me kontinentin rus dhe sulmi i fundit i supozuar me dron në Kremlin, shkruajnë mediat e huaja. 

Ky nuk është një operacion special ushtarak, kjo është një luftë e tmerrshme. E gjithë bota është kundër nesh. 122 vende votuan për të na njohur si agresorë. Kjo duke iu referuar një rezolute të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar. Rezoluta, e cila e cilësoi luftën kundër Ukrainës si “agresion nga Federata Ruse”, mori 122 vota, përfshirë nga Kina dhe India, dy vende që kanë shmangur dënimin e pushtimit në shkallë të plotë të Moskës", tha ai. 

Andrey Kovalev është një biznesmen rus i pasurive të patundshme, një figurë publike dhe kryetar i Lëvizjes Gjith-Ruse të Sipërmarrësve. Sipas biografisë së tij në faqen e internetit të lëvizjes, ai më parë ka mbajtur poste qeveritare dhe ka qenë anëtar i Dumës së Qytetit të Moskës. Në vitin 2012, Kovalev u përfshi në “Listën e Mbretërve të Pasurive të Paluajtshme Ruse” nga Forbes Rusia me të ardhura prej 55 milion dollarë. 

lufta ukraine-rusi andrey kovalev

Sondazh

Poll