Bota

Britania: Rusia po rekruton emigrantë nga Azia Qendrore për luftën në Ukrainë

Ata gjithashtu u ofrojnë punëtorëve një rrugë të shpejtë për marrjen e nënshtetësisë ruse nga gjashtë muaj deri në një vit në vend të pesë viteve të zakonshme.

8 Maj 2023, 17:55 Nga a.l
Britania: Rusia po rekruton emigrantë nga Azia Qendrore për
Ushtarët

BRITANI- Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar deklaron se ushtria ruse ka rekrutuar punëtorë migrantë nga Azia Qendrore për të luftuar në Ukrainë. Ndërsa shtoi se kjo ndodh shpesh në xhami dhe zyra të imigracionit.

"Në zyrat e imigracionit, stafi që flet Taxhikisht dhe Uzbekishten vazhdimisht përpiqet të rekrutojë emigrantë," shkroi ministria në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës.

Ministria citoi raportin e Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty që thoshte se rekrutuesit ushtarakë rusë u ofronin migrantëve bonuse regjistrimi prej 2,390 dollarë dhe paga deri në 4,160 dollarë në muaj. Ata gjithashtu u ofrojnë punëtorëve një rrugë të shpejtë për marrjen e nënshtetësisë ruse nga gjashtë muaj deri në një vit në vend të pesë viteve të zakonshme, shkruajnë mediat e huaja. 

"Emigrantët e joshur nga pagat e larta mujore dhe bonuset e regjistrimit ka të ngjarë të dërgohen në vijën e parë të Ukrainës ku shkalla e viktimave është jashtëzakonisht e lartë", thuhet në përditësim. 

Masa është pjesë e përpjekjeve të Ministrisë së Mbrojtjes ruse për të përmbushur qëllimin e saj për të rekrutuar 400,000 njerëz për luftën e Moskës kundër Ukrainës, shtoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll