Politike

KQZ e urdhëroi të hiqte posterat, PS dorëzon ankimimet: Po na shkelet e drejta si subjekt zgjedhor gjatë fushatës

PS shprehet se ky vendim është bërë në shkelje të Për këtë arsyeje Partia Socialiste me anë të dokumentit që mban firmën e sekretarit të çështjeve ligjore dhe zgjedhore, Eridian Saliaj ka shprehur kundërshti të vendimit.

8 Maj 2023, 18:53 Nga F.M
KQZ e urdhëroi të hiqte posterat, PS dorëzon ankimimet: Po na
Poster

TIRANË- Partia Socialiste ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që urdhëroi heqjen e posterave të fushatës për zgjedhjet lokale, në Tiranë. Në dokumentin ankimues, shihet se PS-ja e konsideron këtë vendim, si të marrë në shkelje të procedurave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi duke iu referuar fakteve jo ekzistente dhe duke cënuar të drejtat që subjektet zgjedhore kanë gjatë fushatës.

Sipas info24, PS shprehet se ky vendim është bërë në shkelje të Për këtë arsyeje Partia Socialiste me anë të dokumentit që mban firmën e sekretarit të çështjeve ligjore dhe zgjedhore, Eridian Saliaj ka shprehur kundërshti të vendimit.

Dy ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të një letre zyrtare drejtuar dy partive të mëdha, Partisë së Socialiste dhe Partisë Demokratike i kërkon heqjen e banereve apo te postereve të vendosura në institucionet publike. Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi kërkon heqjen e menjëhershme nga ana e PS-së të posteri të vendosur nga ana e kësaj force politike në bashkinë e Gjirokastrës. Ndërsa partisë më të madhe të opozitës iu kërkohet të hiqet reklama e vendosur në korpusin e universitetit të Tiranës. Në këtë letër theksohet se ligji e ka të ndaluar afishimin apo vendosjen e posterave politike në ambientet e pallateve, të institucioneve shtetërore apo dhe në zonat kreative.

partia socialiste eridian saliaj komisionoi qendror i zgjedhjeve

Sondazh

Poll