Politike

"Është në efektin e pluhurit"/ Deklarata e Ramës për të, Kaçaj: Është gënjeshtar ordiner, kam 5 vite pa e takuar!

Kaçaj deklaron se nuk është takuar me kryeministrin prej 5 vitesh.

8 Maj 2023, 14:10 Nga A.B
"Është në efektin e pluhurit"/ Deklarata e Ramës
Edi Rama dhe Salvador Kaçaj

TIRANË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Lezhën, Salvador Kaçaj deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka gënjyer në lidhje me deklaratën e bërë për të. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në 'News24', Kaçaj tha se Rama është në ndikimin e 'pluhurit të bardhë', duke shtuar se është gënjeshtar ordiner. Madje, ai shton se nuk është takuar me kryeministrin prej 5 vitesh.

"E kuptoj, e mirëkuptoj, është transformuar, nuk është i 2011. Ose është në efektin e pluhurit që përdor, është gënjeshtar profesionist, do e kishte zili nastradini. Nuk është e vërtetë që e kam telefonuar. Kam 5 vite që nuk e kam takuar, është gënjeshtar ordiner. Edhe të kishte ndodhur si gjë, nuk duhen thënë.

Atë e ka kap një panik humbje, do jetë 3 me 0 në Lezhë. Të dëgjosh atë që ai ka thënë për mua dhe familjen time... e mirëkuptoj, e mishëroj, ka humbur toruan. Kemi pasur marëdhënie 1 vit dhe më pas jemi divorcuar"

Deklarata e Ramës sot, 7 maj 2023

Këta duan të votojnë një kryetar bashkie një njeri që thotë, po ua jap fjalën atyre që kanë shkollë më shumë se unë. E Kush i del më me shkollë, Salvadori! O Zot… Më çoi Ulsiu videon e thash do të dalë ndonjë akademik, por doli Salvadori. Hej Zot. Që më çoi fjalë mua; “Shefi tha,-kam gabuar dua të kthehem në rrugë të mbarë. Ik o Salvador i thashë, ik se ke shumë shkollë për mua ti,-i thashë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

edi rama salvador kacaj

Sondazh

Poll