Politike

Meta në Pukë e Fushë-Arrëz: Kandidatët tanë gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e bashkëqytetarëve të tyre, janë punëtorë

Ai ka publikuar disa foto në rrjetet sociale dhe ka kërkuar që qytetarët të votojnë kandidatët e Bashkë Fitojmë për të parë vendin të ndryshojë.

8 Maj 2023, 18:17 Nga F.M
Meta në Pukë e Fushë-Arrëz: Kandidatët tanë
Ilir Meta

PUKË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar me fushatën e 14 majit në Pukë dhe Fushë Arrëz sot. Ai ka publikuar disa foto në rrjetet sociale dhe ka kërkuar që qytetarët të votojnë kandidatët e Bashkë Fitojmë për të parë vendin të ndryshojë. Meta shton se Hil Curri për Fushë-Arrëzin dhe Rrok Dodaj për Pukën janë dy kandidatë të mrekullueshëm që gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e bashkëqytetarëve të tyre. 

Postimi i Metës: 

Hil Curri për Fushë-Arrëzin dhe Rrok Dodaj për Pukën janë dy kandidatë të mrekullueshëm që gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e bashkëqytetarëve të tyre. Padiskutim që ata do të jenë fitues më 14 Maj, sepse janë kandidatët më të besueshëm, më punëtorë, më të vendosur që në Fushë-Arrëz dhe në Pukë të rikthehet zhvillimi ekonomik dhe shpresa tek të rinjtë dhe të rejat, që ata të mos emigrojnë, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, përfaqësimi i vajzave dhe grave ka një rëndësi të jashtëzakonshme në Këshillat Bashkiakë, prandaj në listën tonë, ne kemi dhe znj.Fatjona Selimaj, e cila në Këshillin Bashkiak të Fushë-Arrëzit do të jetë një zë shumë i fortë për fuqizimin e rolit të grave dhe të vajzave në vendimmarrje, në shoqëri dhe në familje.

ilir meta fushata 2023

Sondazh

Poll