Politike

Fushata drejt fundit! Partia Socialiste nis përgatitjet për mitingun përmbyllës në dy qytete

Berisha pritet të mbyllë fushatën me një miting në sheshin ‘Nënë Tereza’,

8 Maj 2023, 14:33 Nga A.B
Fushata drejt fundit! Partia Socialiste nis përgatitjet për mitingun
Edi Rama

TIRANË- Partia Socialiste nuk do përmbykllë fushatën elektorale me një miting, por me dy të tilla. Kështu, gazetari Muhamed Veliu raporton se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për mitingun përmbyllës të këtij rrugëtimi elektoral udhëhequr nga kryesocialisti Edi Rama.

Të premten, në ditën e fundit të fushatës, socialistët fillimisht planifikojnë një miting përmbyllës elektoral në Durrës. Gjatë kësaj fushate elektorale, Rama i ka kushtuar një vëmendje të posaçme qytetit bregdetar ku socialistët rikandidojnë Emiriana Sakon përballë Igli Carës nga koalicioni Berisha-Meta.

Ndërsa gjatë mbrëmjes socialistët do të ketë mitingun e dytë përmbyllës në Tiranë, ku Erion Veliaj synon një mandat të tretë.

Nga ana tjetër, Berisha pritet të mbyllë fushatën me një miting në sheshin ‘Nënë Tereza’./Dosja.al

fushata 2023 edi rama

Sondazh

Poll