Politike

"Vendoret"/ Përdorën Facebook-un e Bashkisë për fushatë, KAS gjobit 15 kryebashkiakë të PS, “fal” 5 të tjerë

Kryebashkiakët aktualë janë gjobitur me nga 100 mijë lekë, ndërsa për 5 kryetarë të tjerë bashkish nuk është pranuar kërkesa për gjobë. 

8 Maj 2023, 18:01 Nga k.m.
"Vendoret"/ Përdorën Facebook-un e Bashkisë për
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, për të gjobitur kryebashkiakët që kanë përdorur rrjetet sociale të Bashkisë, për fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në mbledhjen e sotme, kryebashkiakët aktualë janë gjobitur me nga 100 mijë lekë, ndërsa për 5 kryetarë të tjerë bashkish nuk është pranuar kërkesa për gjobë. Ditën e djeshme, Celibashi kishte kërkuar ndëshkimin me 30 mijë lekë gjobë të 20 kryetarëve të bashkisë dhe 8 zyrtarëve të ministrive të vendit për shkeljet e rregullave zgjedhore në kuadër të fushatës zgjedhore të 14 majit, gjë që Kodi Zgjedhor e ndalon rreptësisht.

Kryebashkiakët që nuk u gjobitën:

Klodian Taçe, Kryetar për Bashkinë Gramsh

Lefter Alla, Kryetar për Bashkinë Bulqizë;

Shuaip Beqiri, Kryetar për Bashkinë Konispol

Kastriot Gurra, Kryetar për Bashkinë Librazhd

Blerim Shera Kryetar për Bashkinë e Vorës

Kryebashkiakët e gjobitur:

Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh

Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik

Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier

Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan

Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë

Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë

Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë

Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës

Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë

Eriselda Sefa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë

Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër

Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas

Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec

Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec

Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll