Politike

Sqarimi nga Shpëtim Idrizi: Përnaska s’është kandidate e PDIU, e ndihmuam që të regjistrohej!

Shpëtim Idrizi tha se Përnaska nuk është kandidate e tyre, por e i kanë ofruar të gjitha mundësitë që të regjistrohet e të garojë për Bashkinë e Tiranës.

8 Maj 2023, 18:27 Nga k.m.
Sqarimi nga Shpëtim Idrizi: Përnaska s’është kandidate
Lajla Përnaska dhe Shpëtim Idrizi

TIRANË- Lajla Përnaska është kandidate për Bashkinë e Tiranës në 14 maj që kandidon me logon e PDIU (Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet), por sipas kreut të kësaj force politike, Shpëtim Idrizi ajo nuk është kandidatja e tyre. Në një intervistë që ka dhënë pasditen e sotme në emisionin "Kontrast", Shpëtim Idrizi tha se Përnaska nuk është kandidate e tyre, por e i kanë ofruar të gjitha mundësitë që të regjistrohet e të garojë për Bashkinë e Tiranës.

“Vij nga një njohje e gjatë si komshie dhe politikë, kemi bashkëpunuar në Këshillin e Europës, është një politikane e formuar, e cila donte të bëhej pjesë e kësaj gare. Ishte një iniciativë e saj dhe pranova që ta mbështesnim për regjistrimin, edhe fushatën ajo e ka bërë vetë, jo me strukturat tona. Nëse ne do shohim sot ne kemi 2 kryesorët që po i drejtohen njëri tjetrit dhe shumë pak elektoratit. Ndërkohë fushata ka sjellë që blloqet me militantët të bëhen bllok, e thënë kështu duket sikur nuk ka garë se militantët do votojnë sipas partisë, pjesa gri që është shumë e vëmendshme te programet të jetë pasive dhe do e shohim edhe në pjesëmarrje në votime. Është shumë mirë kështu që të futen sa më shumë aktor, dhamë mundësi që të jetë një zë ndryshe,"-shpjegoi Idrizi.

Ai ka shpjeguar edhe pse ka vendosur që të bëjë një fushatë “të qetë”,  duke garuar vetëm për vendet e tyre në Këshillin Bashkiak.

lajla pernaska shpetim idrizi

Sondazh

Poll