Bota

Tenton të digjet me benzinë para Komisionit Evropian, policia i shpëton jetën

2 Tetor 2019, 17:27 Nga DOSJA
Tenton të digjet me benzinë para Komisionit Evropian, policia i

BRUKSEL-Një burrë u përpoq të vinte zjarrin trupit  të tij para selisë së Komisionit Evropian këtë të mërkurë, por u shpëtua shpejt dhe u tërhoq nga forcat e sigurisë.

Dëshmitarët thanë që autoritetet “e sulmuan” këtë njeri, ku më pas ai tentoi t’i vinte flakën vetes.

Akoma nuk është identifikuar kush është burri që donte të vriste veten, por raportohet se ai është  parë para godiës së fazë, burri raportohet se u shfaq para ndërtesë së Komisionit Evropian me një bombël me benzinë  në duar

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se policët jashtë Berlaymont e kanë tërhequr burrin nga zjarri për t’i shpëtuar jetën.

Sipas mediave të huaja raportohet se ky burrë ishte me origjinë kroate që donte të protestonte kundër serbëve, por autoritetet nuk kanë dhënë informacione më të detajuara rreth tij.

Ndërkohë kujtojmë që  protesta e shkurtër para zyrave të Komisionit Evropian rreth mesditës së sotme përfundoi kur zjarrfikësit u vunë kundër  protestuesve.

Burimi: brusselstimes

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota berlaymont bruksel komisioni evropian nje burre tenton te djege veten berlaymont bruksel komisioni evropian nje burre tenton te djege veten

Sondazh

Poll