Bota

Senatori amerikan ndal fushatën për President, shtrohet me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks

2 Tetor 2019, 16:14 Nga DOSJA
Senatori amerikan ndal fushatën për President, shtrohet me

SHBA- Senatori i njohur amerikan Bernie Sanders, i cili është dhe një nga kandidatët demorkat në garën për Presidet ka ndalur fushatën. Sipas mediave vendase mësohet se ai u shtrua në spital me dhimbje gjoksi.

Gjendja e tij është e rëndë pasi mësohet se mjekët i vendosën dy unaza në një arterie të bllokuar, njoftoi të mërkurën fushata e tij.

“Senatori Sanders po bisedon me njerëzit dhe është në humor,” tha këshilltari i fushatës së tij Jeff Weaver në një deklaratë për mediat

Ndërkohë më tëj ai ka shtuar se Sanders do të pushojë gjatë ditëve të ardhshme. “Ne po anulojmë takimet e planifikuara deri në një njoftim të mëtejshëm, dhe do të vazhdojmë të bëjmë përditësimet e nevojshme,” tha ai.

Senatori 78-vjeçar i Vermontit, nisi të ndjejë shtrëngime në gjoks gjatë një takimi fushate në Las Vegas të Nevadës. Ai është një ndër kandidatët kryesorë demokratë për zgjedhjet presidenciale të 2020s.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bernie sanders jeff weaver zgjedhjet për president në shba bernie sanders jeff weaver zgjedhjet për president në shba

Sondazh

Poll