Bota

Video/I gjejnë tonelata me ar dhe 20 biliardë dollarë në shtëpi, zyrtari i korruptuar kinez rrezikon burgimin e përjetshë

2 Tetor 2019, 15:15 Nga DOSJA
Video/I gjejnë tonelata me ar dhe 20 biliardë dollarë në

KINË- Oficerët e policisë kineze kanë gjetur një grumbull të madh me shufra ari dhe, 20 biliardë dollarë në bodrumin e shtëpisë së një zyrtari të dyshuar për korrupsion.

Ish-kryetari i qytetit Haikou, 58-vjeçari Zhang Qi, dyshohet se ka edhe një sërë pronash luksoze, ku si shkak i këtyre zbulimeve ai mund të dënohet me vdekje nëse shpallet fajtor për “krime ekonomike”.

 

 

Ai po hetohej nga Komisioni Kombëtar i Mbikëqyrjes, i cili gjeti 13.5 ton ar në shtëpinë  e tij, e përkthyer në miliona dollarë.

Në videon brenda bodrumit shihet qartë një sasi e madhe ari dhe  pako parash në vlerën e miliarda dollarëve të gjetura në shtëpinë e politikanit të Partisë Komunitare kineze.

Zhang ishte sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste të Haikou, kryeqyteti krahinor i Hainan me një popullsi rreth nëntë milionë njerëz.

Pozicioni i tij ishte i barabartë me atë të kryetarit, sipas renditjes së zyrtarëve të partisë komuniste kineze.

Burimi: TheSun 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll