Bota

SHBA dhe Koreja e Veriut bien dakord, që së shpejti të rifillojnë negociatat bërthamore

2 Tetor 2019, 14:13 Nga DOSJA
SHBA dhe Koreja e Veriut bien dakord, që së shpejti të

SHBA – Në një kohë që situata nuk është aspak e qetë në Shtetet e Bashkuara të  Amerikës , ka ardhur një reagim nga Koreja e Veriut e cila  ka pranuar të rinisin bisedimet për çështjen bërthamore.

Lajmi është konfirmaur nga një diplomat i lartë i qeverisë së Koresë së Veriut, i cili ka shprehur hapur se Koreja është e gatshme për të bisedimet bërthamore.

Ndërkohë mediat  e huaja shkruajnë se zv.ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui, ka deklaruar se Pheniani dhe Uashingtoni kanë  pranuar që bisedimet  të nisin pas tre ditëve, më 5 tetor, ndërsa akoma  nuk është bërë publik vendi ku do të zhvillohet takimi.

Por ky njoftim i rëndësishëm vjen tre muaj pasi presidenti amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takuan në zonën e çmilitarizuar në mes dy Koreve  ku ranë dhe dakorkt për bisedime mes palëve.

Ndërkohë për tre muaj me rradhë Koreja e Veriut ka refuzuar të vendoste një datë ku të uleshin për bisedime, teksa sulmonte ashpër SHBA dhe Korenë e Jugut.

Burimi: TIME 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 5 tetor bien dakort per negociatat bisedimet bërthamore koreja e veriut shba 5 tetor bien dakort per negociatat bisedimet bërthamore koreja e veriut shba

Sondazh

Poll