Bota

Largohet nga SHBA dhe i afrohet Europës, Uragani Lorenzo i merr jetën një personi

2 Tetor 2019, 13:20 Nga DOSJA
Largohet nga SHBA dhe i afrohet Europës, Uragani Lorenzo i merr jetën

ATLANIK-   Teksa disa ditë më parë u paralajmërua për një rikthim të Uraganit Lorenzo, një prej anëtarëve të ekuipazhit të një anije të humbur ka vdekur.

Gjatë fundjavës së kaluar uragani Lorenco u vlerësua i kategorisë 5, duke shkatërruar mijëra banesa, ndërtesa, shkuli pemë dhe rrëzoi shtylla tensioni, ku sipas Qendrës Kombëtare të Uraganit në SHBA thuhet se ka pasur kategorinë më  të fortë për veriun dhe lindjen në Oqeanin Atlantik.

Mendohet që Uragani të dobësohet në ditët në vijim teksa lëviz me veri në trajektoren e saj drejt Irlandës dhe Anglisë më vonë këtë javë, duke ju drejtuar Europës.

Ndërsa ekuipazhi për operacionin e kërkimit shpëtimit të anëtarëve të një varke të humbur gjatë fundjavës, raportojnë se deri më tani janë gjetur vetëm 3 persona, ndërsa një tjetër ka vdekur.

 Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 1 i vdekur 3 te humbur shba uragani i afrohet europes uragani lorenzo 1 i vdekur 3 te humbur shba uragani i afrohet europes uragani lorenzo

Sondazh

Poll