Bota

Hapet kafeneja e parë e kanabisit në Amerikë, rradhë të gjata para lokalit

2 Tetor 2019, 12:56 Nga DOSJA
Hapet kafeneja e parë e kanabisit në Amerikë, rradhë të

SHBA –Është hapur kafeneja e parë e ligjshme e kanabisit në Shtetet e Bashkuara në  rajonin Perëndimor dhe njerëzit atje po presin në rradhë të gjata para derës së lokalit.

Disa klientë madje prisnin më shumë se një orë për të hyrë brenda në kafenenë Loëell Garden, megjithatë shumë prej tyre thanë se ia vlen të pritej.

Konsumatori Kenneth Seligson nga San Francisko  tha për ABC7: Nëse mund të rri me miqtë e mi dhe të shijoj kanabis nën diell në LA, mendoj se të gjithë do të kenë një kohë të mirë.

Konsumatorët e kanabisit në  Hollivud mund të vizitojnë restorantin dhe kafenë  “Lowell Garden” ose sallën e pritjes së kanabisit. Ndërsa nuk lejohen të pinë duhan në restorant, ata mund të porosisin edhe ushqim nga kuzhina dhe ta dorëzojnë atë në një sallë pritjeje, ku natyrisht, mund të pinë duhan.

Sipas shtetit, Propozimi 64 – i njohur edhe si Akti i të Rriturve nga Marijuana, i  lejon njerëzit të pinë duhan në ambiente të mbyllura.

Pronari Kevin Brady  tha për ABC7:

Kemi pasur njerëz që vijnë nga larg si nga Rusia, Italia, Meksika të cilët  po planifikojnë pushimet e tyre këtu.

Por ne kemi parë gjithashtu njerëz që janë të ngazëllyer për të sjellë gjyshërit e tyre sepse ata po përdorin këtë mënyrë për të gjetur  forma të caktuara të shërimit të sëmundjes.

John Leonard, një zyrtar i këtij qyteti  thotë se bizneset fqinje e kanë mirëpritur kafenë e re, me përjashtim të një pronari që u shpreh se shqetësohej nga tymi dhe era që kanabisi shkakton.

Burimi:  unilad

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll