Aktualitet

Tentuan të vidhnin marketin në Fier, bien në pranga 3 gra nga Tirana

2 Tetor 2019, 13:53 Nga DOSJA
Tentuan të vidhnin marketin në Fier, bien në pranga 3 gra nga

TIRANË- 1 vajzë dhe dy gra kanë rënë në prangat e policisë së Fierit,  pasi kanë tentuar të vjedhin një minimarket në lagjen “Kryengritja e Fierit”.

Ato kanë hyrë në dyqan si kliente dhe kanë vjedhur 9 steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se në pranga kanë rënë shtetaset me iniciale: A.M, 28 vjeçe, A.B, 41 vjeçe, dhe Z.S, 55 vjeçe, të treja banuese në Tiranë.

Ka qenë pronari i minimarketit ai, i cili ka njoftuar policinë dhe kjo e fundit i ka kapur ato në flagrancë teksa mundoheshin të largoheshin me automjetin e tyre.

Njoftimi i plotë i policisë së shtetit:

Tentuan të vidhinin në një minimarket në Fier, në pranga 3 shtetase nga Tirana.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetaseve:

Arrestimi i këtyre shtetaseve u bë pasi kanë hyë si kliente në një minimarket në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe kanë vjedhur 9 steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme.

Pas njoftimit nga pronari i minimarketit, në ndjekje të tyre shkoi patrulla e policisë e cila i kapi në tentativë për t’u larguar me automjetin e tyre.

Në cilësinë e provës materiele u sekuestruan stekat e paketave dhe automjeti me të cilin tentuan të largoheshin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ne pranga grate nga tirana vjedhin 9 steka cigaresh ne fier ne pranga grate nga tirana vjedhin 9 steka cigaresh ne fier

Sondazh

Poll