Aktualitet

Operacion anti-kanabis/ Goditet banda kriminale në Greqi, tetë të arrestuar, mes tyre 3 shqiptarë

2 Tetor 2019, 13:44 Nga DOSJA
Operacion anti-kanabis/ Goditet banda kriminale në Greqi, tetë të

GREQI- Policia greke ka goditur një tjetër grup të shpërndarjes së heroinës dhe kokainës, i cili vepronte kryesisht në zonën e Janinës.

Mediet greke raportojnë se policia ka kapur kreun e bandës, i cili sillte drogën nga Shqipëria. Në pranga ka rënë gjithsej 8 persona, 3 shqiptarë dhe 5 grekë.

Sipas raportimeve të medieve fqinje, shqiptarët e arrestuar janë një 22-vjeçar, një grua 40-vjeçe dhe kreu i bandës, 31-vjeçar.

Ndërsa mes grekëve të arrestuar janë edhe dy femra, të moshës 29-39 vjeçe. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe dy shqiptarë, nga 30 vjeç secili. Gjatë aksionit policor janë sekuestruar edhe 326 gram heroinë, 36 gram kokainë, 3400 euro dhe 11 celularë.

Kujtojmë që kohët e fundit autoritetet greke kanë goditur disa banda shqiptaro-greke-latine të trafikut të heroinës dhe kokainës dhe drogërave të forta.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 shqiptare te arrestuar arrestohen 8 persona greqi operacion anti-kanabis 3 shqiptare te arrestuar arrestohen 8 persona greqi operacion anti-kanabis

Sondazh

Poll