Bota

Ukraina akuzon Rusinë për bllokim të marrëveshjes së drithërave

Sipas agjencisë ukrainase, pala ruse po vepron në kundërshtim me kushtet e dakorduara sipas iniciativës. Të paktën 90 anije të bllokuara janë në pritje të inspektimit në ujërat turke. Nga këto, 62 anije janë duke shkuar për ngarkim dhe inspektimet e flotës hyrëse dhe dalëse janë pezulluar, tha ministria e restaurimit.

8 Maj 2023, 16:10 Nga f.i
Ukraina akuzon Rusinë për bllokim të marrëveshjes së
foto ilustruese

UKRAINË- Sipas një deklarate të Ukrainës Rusia ka bllokuar marrëveshjen e grurit nëpërmjet Detit të Zi. Mediat e huaja raportojnë se portet e Ukrainës në Detin e Zi u bllokuan pasi pushtimit të Rusisë vitin e kaluar, por 3 prej tyre u hapën korrikun e kaluar pas një marrëveshje midis Moskës dhe Kievit të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

"Federata Ruse ka bllokuar edhe një herë në mënyrë efektive marrëveshjen për eksportin e grurit duke refuzuar të regjistrojë anijet në hyrje dhe të kryejë inspektimet e tyre. Kjo qasje është në kundërshtim me kushtet e marrëveshjes aktuale”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Sipas agjencisë ukrainase, pala ruse po vepron në kundërshtim me kushtet e dakorduara sipas iniciativës. Të paktën 90 anije të bllokuara janë në pritje të inspektimit në ujërat turke. Nga këto, 62 anije janë duke shkuar për ngarkim dhe inspektimet e flotës hyrëse dhe dalëse janë pezulluar, tha ministria e restaurimit. Ai gjithashtu vë në dukje se eksporti total i produkteve bujqësore ukrainase përmes korridoreve detare të Detit të Zi të rënë dakord, ka mbetur prapa objektivit të rënë dakord prej 3 milionë tonësh në prill.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll