Bota

Zelenskyy: Rusia do të mposhtet si nazizmi

Në fjalimin e tij, të postuar në llogaritë e tij në mediat sociale, ai u zotua të çlirojë zonat e Ukrainës të pushtuara nga ushtria ruse.

8 Maj 2023, 16:36 Nga a.l
Zelenskyy: Rusia do të mposhtet si nazizmi
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka shprehur bindjen se Rusia do të mposhtet në të njëjtën mënyrë siç u mposht nazizmi në 1945, në ditën e fundit të Luftës së Dytë Botërore. 

“E gjithë e keqja e vjetër që ka rikthyer Rusia moderne do të mposhtet në të njëjtën mënyrë siç u mund nazizmi”, theksoi Zelenskyy. Në fjalimin e tij, të postuar në llogaritë e tij në mediat sociale, ai u zotua të çlirojë zonat e Ukrainës të pushtuara nga ushtria ruse, shkruajnë mediat e huaja

"Siç e shkatërruam të keqen së bashku atëherë, ne shkatërrojmë një të keqe përkatëse së bashku tani. Edhe pse tani agresori është ndryshe, qëllimi është i njëjti: skllavërim apo shkatërrim. Dhe ashtu si atëherë mbështeteshim në forcën e përbashkët të kombeve të lira, ashtu edhe tani luftojmë kundër së keqes bashkë me botën e lirë, bashkë me Evropën e lirë. Dhe ne do të fitojmë! Do të jetë dita e fitores sonë. Dita e Fitores së Ukrainës", theksoi presidenti ukrainas, duke shtuar se e keqja është kthyer.  

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ndryshoi datën e festimeve dhe propozoi të shpallet 8 maji në Ukrainë si Dita e Kujtimit dhe Fitores kundër nazizmit në Luftën e Dytë Botërore 1939-1945 dhe 9 maji për të festuar jo Ditën e Fitores, por Ditën e Europës.

maria zakharova

Sondazh

Poll