Bota

Në Ditën e Europës, Von der Leyen pritet të vizitojë Kievin

Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se vendi i tij do të fillojë të shënojë Ditën e Europës më 9 maj, ditën kur Ukraina tradicionalisht përkujton fitoren ndaj Gjermanisë naziste.

8 Maj 2023, 15:59 Nga f.i
Në Ditën e Europës, Von der Leyen pritet të vizitojë
Ursula von der Leyen

UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojë Kievin të martën për të festuar Ditën e Evropës. Mediat e huaja raportojnë se lajmin e konfirmoi zëdhënësja e saj.

'Vizita do të fokusohet në të gjitha dimensionet e marrëdhënieve tona me Ukrainën,"-u shpreh zëdhenësi i saj.

Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se vendi i tij do të fillojë të shënojë Ditën e Europës më 9 maj, ditën kur Ukraina tradicionalisht përkujton fitoren ndaj Gjermanisë naziste. Por kjo datë është bërë gjithnjë e më shumë e lidhur me një paradë për të shënuar të njëjtin përvjetor në Moskë, e përdorur gjithashtu nga Kremlini për të shfaqur aftësitë e tij ushtarake.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll