Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Të shtëna në zyrat e partisë së Kilicdaroglu në qytetin e Urfas

Persona të panjohur kanë sulmuar zyrat e CHP-së.

8 Maj 2023, 16:28 Nga k.m.
Zgjedhjet në Turqi/ Të shtëna në zyrat e partisë
Pamje nga zyrat

TURQI- Zyrat e Partisë Republikane të Kemal Kilicdaroglu në Urfa, që ndodhet në Turqinë juglindore u sulmuan me armë zjarri. Sulmi ndodh pak ditë para zgjedhjeve vendimtare presidenciale dhe parlamentare, ndërsa dje persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë tubimin e Ekrem Imamoglut.

Në postimin e tij, kandidati i partisë për parlament, Mahmoud Anal, pretendoi se sulmues të panjohur qëlluan në qendrën zgjedhore të Partisë Popullore Republikane në qytetin e Urfas dhe rrëzuan posterat e partisë në rrugët e qytetit.

PAMJET NGA ZYRAT: 

zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll