Bota

Rusia bllokon marrëveshjen për eksportin e grurit

Departamenti shtoi se ata janë në pritje të qëndrimit të partnerëve për marrëveshjen e grurit, OKB-së dhe Turqisë.

8 Maj 2023, 16:14 Nga a.l

 

 

Rusia bllokon marrëveshjen për eksportin e grurit
Marrëveshja e grurit

RUSI- Ukraina ka njoftuar se Rusia ka bllokuar marrëveshjen e grurit përmes Detit të Zi. Marrëveshja skadon më 18 maj. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Infrastrukturës në Ukrainë, e cila ndër të tjera bëri me dije se 90 anije, përfshirë 62 të ngarkuara po prisnin të kalonin nga ujërat territoriale turke drejt portit të Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja. 

Ukraina nuk i pranon kategorikisht përpjekjet e Rusisë për të ndaluar regjistrimin dhe inspektimin e flotës në hyrje, e cila duhet të bëhet në funksion të iniciativës”, theksoi Ministria e Infrastrukturës.

Departamenti shtoi se ata janë në pritje të qëndrimit të partnerëve për marrëveshjen e grurit, OKB-së dhe Turqisë. Sipas Ministrisë së Rindërtimit, eksporti i produkteve bujqësore ukrainase përmes korridorit të grurit në prill nuk arriti në 3 milionë tonë. 

marreveshja e grurit ukraine-rusi

Sondazh

Poll