Bota

Budva shtrëngon masat para sezonit veror: 200 euro gjobë për ata që ecin me rroba plazhi në rrugë

Sipas këtij vendimi, qytetarët, por dhe turistët që do ta shkelin rregullin do të gjobiten me 200 euro.

8 Maj 2023, 15:30 Nga f.i
Budva shtrëngon masat para sezonit veror: 200 euro gjobë për ata
foto ilustruese

MALI I ZI- Me anë të një vendimi të ri për rendin komunal, Kuvendi i Komunës së Budvës në fund të muajit prill vendosi të ndalohet ecja me rroba plazhi në zonën e qytetit të vjetër dhe në rrugët kryesore. Mediat vendase raportojnë se ecja me rroba plazhi do të jetë e mundur vetëm në zonën e plazhit.

Sipas këtij vendimi, qytetarët, por dhe turistët që do ta shkelin rregullin do të gjobiten me 200 euro.

Ndalimi, i cili ka hyrë në fuqi, më hollësisht trajtohet në paragrafin 8 të nenit 39 të vendimit, i cili i referohet mbrojtjes së hapësirave publike dhe në tekstin e tij ka një kapitull të veçantë në të cilin janë paraqitur gjobat.

sezoni veror 2023 budva

Sondazh

Poll