Bota

Lajçak takim me diplomaten zviceriane: Drafti për Asociacionin, pikënisje e rëndësishme për diskutim

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Lajçak bën me dije se se draft i paraqitur nga ekipi menazhues për asosacionin, është pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme. 

8 Maj 2023, 15:25 Nga a.l
Lajçak takim me diplomaten zviceriane: Drafti për Asociacionin,
Takimi

KOSOVË- Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot një takim me diplomaten zviceriane, Livia Leu. Në fokus të bisedimeve ka qenë Asosacioni i Komunave me shumicë serbe dhe çështja e të zhdukurve nga lufta në Kosovë. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Lajçak bën me dije se se draft i paraqitur nga ekipi menazhues për asosacionin, është pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme. 

“Ngjarja më e madhe e javës ishte padyshim takimi i dialogut të nivelit të lartë i organizuar nga BE dhe i ndihmuar nga unë, që u zhvillua të martën e kaluar. Presidenti Vuçiç dhe kryeministri Kurti u takuan në Bruksel për të diskutuar një çështje vendimtare të personave të zhdukur. Jam i kënaqur që të dy udhëheqësit ranë dakord të punojnë së bashku për të sqaruar vendndodhjen e njerëzve që u zhdukën gjatë luftës”, ka thënë ai.

Sllovaku thotë se mirëpret miratimin e palëve të deklaratës për personat e zhdukur dhe pret që ato të bëjnë përparim në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur.

“Kjo jo vetëm që do t’i ndihmojë familjet e tyre të gjejnë paqe, por edhe do të avancojë normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Lajçak.

Ndërsa sa i përket Asociacionit, ai thotë se palët gjithashtu bënë një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

miroslav lajcak

Sondazh

Poll