Bota

E rëndë/ Adoleshenti britanik gjendet i vdekur me plagë në kokë në një pyll tajlandez, 'zhduket' e dashura e tij

Nga hetimet paraprake u zbulua se telefoni dhe paratë e adoleshentit mungonin në çantën e tij dhe autoritetet dyshojnë se ai mund të jetë grabitur. Sipas tyre adoleshenti britanik mendohet të jetë vrarë diku tjetër dhe u la në pyll.

8 Maj 2023, 15:16 Nga f.i
E rëndë/ Adoleshenti britanik gjendet i vdekur me plagë në
Woramet Ben Taota

TAJLANDË- Një adoleshent britanik është gjetur i vdekur me plagë në kokë në një pyll në Tajlandë. Dailymail raporton se policia është në kërkim të të dashurës së tij, e cila rezulton e zhdukur. 

Woramet Ben Taota, 16 vjeç, shkoi për një xhiro me motor me Yam, por nuk u kthye në shtëpi. Policia lokale njoftoi se mori një raportim të dielën në mëngjes se Ben ishte gjetur i vdekur në një pyll në lagjen Ban Than, me lëndime në kokë.

Nga hetimet paraprake u zbulua se telefoni dhe paratë e adoleshentit mungonin në çantën e tij dhe autoritetet dyshojnë se ai mund të jetë grabitur. Sipas tyre adoleshenti britanik mendohet të jetë vrarë diku tjetër dhe u la në pyll.

vdes 16 vjecari tajlande

Sondazh

Poll