Bota

Ish-ministri turk i financave humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë në moshën 74-vjeçare

Ish-ministri kishte kohë që merrte trajtimin e Parkinsonit në SHBA.

8 Maj 2023, 15:07 Nga a.l
Ish-ministri turk i financave humb betejën me sëmundjen e
Kemal Dervis

TURQI- Kemal Dervish, ish-ministri i ekonomisë i Turqisë, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare në spitalin e Uashingtonit ku mori mjekimin. Mediat turke raportojnë se, ish-ministri kishte kohë që merrte trajtimin e Parkinsonit në SHBA.

Dervis shërbeu si Ministër i Ekonomisë gjatë një krize ekonomike në 2000 dhe 2001, dhe më pas u zgjodh si deputet i Partisë Popullore Republikane (CHP). Pasi mori diplomën universitare dhe pasuniversitare në ekonomi nga London School of Economics në MB, ai përfundoi doktoraturën në Universitetin Princeton në SHBA.

Dervis dha leksione në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme dhe Universitetin Princeton midis 1973 dhe 1977. Pas kësaj ai iu bashkua Bankës Botërore në vitin 1977, Dervis u promovua në zëvendëspresident përgjegjës për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në këtë institucion në vitin 1996. 

Pas dy krizave financiare në nëntor 2000 dhe shkurt 2001, teksa ishte i ftuar në Turqi, Dervis dha dorëheqjen nga detyra e tij në Bankën Botërore, të cilën e kishte mbajtur për 22 vjet.

kemal dervis

Sondazh

Poll