Aktualitet

Masakra brenda familjes shqiptare në Itali/ DETAJE: Shqiptari e qëlloi 20 herë me thikë italianin

Gjithashtu janë publikuar detaje nga ekspertiza e hetuesve, të cilët thonë se për shkak të goditjeve të shumta, trupi i italianit ishte i coptuar. Po me të njëjtën thikë plagë të rënda morri edhe e bija 16-vjeçare Xhesika, e cila ndërroi jetë rrugës për në spital.

8 Maj 2023, 14:00 Nga f.i
Masakra brenda familjes shqiptare në Itali/ DETAJE: Shqiptari e qëlloi
Taulant Malaj, Tefta Malaj, Xhesika dhe Massimo De Santis

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia brenda familjes shqiptare në Itali, ku Taulant Malaj, kryefamiljari, vrau vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika Malaj, një shtetas italian si dhe la të plagosur gruan e tij. Mediat e huaja raportojnë se Taulanti e goditi më shumë se 20 herë me thikë 51-vjeçarin italian Massimo De Santis, me të cilin dyshonte se kishte lidhje dashurie bashkëshortja e tij Tefta.

Gjithashtu janë publikuar detaje nga ekspertiza e hetuesve, të cilët thonë se për shkak të goditjeve të shumta, trupi i italianit ishte i coptuar. Po me të njëjtën thikë plagë të rënda morri edhe e bija 16-vjeçare Xhesika, e cila ndërroi jetë rrugës për në spital.

Bashkëshortja e tij, 39-vjeçarja Tefta Malaj u plagos po ashtu me thikë në ngjarjen e rëndë të së dielës dhe aktualisht ndodhet në sptial jashtë rrezikut për jetën.

masakra e shqiptarit ne itali taulant malaj

Sondazh

Poll