Art&Argëtim

Missy Elliott vendos rekordin; bëhet eeperja e parë femër e futur në "Rock & Roll Hall of Fame"

Në një njoftim nga Rock & Roll Hall of Fame, Missy Elliott përshkruhet si një pioniere e vërtetë në një zhanër të dominuar nga meshkujt.

7 Maj 2023, 20:59 Nga k.m.
Missy Elliott vendos rekordin; bëhet eeperja e parë femër e futur
Missy Elliott

SHBA- Missy Elliott vazhdon të shkruajë historinë nw industrinë e muzikës, pasi u bë reperja e parë femër që hyri në Rock & Roll Hall of Fame.

Në një njoftim nga Rock & Roll Hall of Fame, Missy Elliott përshkruhet si një pioniere e vërtetë në një zhanër të dominuar nga meshkujt. Përveç anëtarësimit në panteonin e rock-ut, ajo është gjithashtu është katër herë fituese e çmimit Grammy dhe marrëse e çmimit MTV Video Vanguard Award.

"Ajo që ne gjithmonë përpiqemi të tregojmë është se rock 'n' roll është një skenë e madhe dhe shumë njerëz i përkasin këtij grupi,"- tha presidenti dhe CEO i Fondacionit Rock & Roll Hall of Fame, Joel Peresman.

Missy Elliott është ndër artistet emrat e të cilëve janë shtuar në Rock & Roll Hall of Fame këtë vit, duke përfshirë Willie Nelson, Sheryl Crow, Al Cooper, George Michael, Chaka Khan, The Spinners dhe Rage Against the Machine.

missy elliott

Sondazh

Poll