Bota

Arrestohet nxënësi në Serbi, vizatoi klasën e tij të masakruar me armë zjarri

Kurrir shkruan se nxënësi kishte bërë një vizatim të klasës me shokët e tij të vrarë dhe një tjetër person në këmbë që mbante një armë zjarri. 

8 Maj 2023, 12:20 Nga I.A
Arrestohet nxënësi në Serbi, vizatoi klasën e tij të
Policia

SERBI- Një nxënës në Serbi është arrestuar për nëj vizatim që ka bërë. Kurrir shkruan se nxënësi kishte bërë një vizatim të klasës me shokët e tij të vrarë dhe një tjetër person në këmbë që mbante një armë zjarri. 

Këtë vizatim e kishte shpërndarë në grupet e klasës së tij. Kjo ka alarmuar prindërit në Serbi, të cilët kanë njoftuar autoritetet e shkollës dhe policinë. Të riut i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Publike në Kikindë.

vrasja ne serbi

Sondazh

Poll