Bota

Vietnami “digjet” nga i nxehti, regjistron temperaturën 44.1C

Shkencëtarët kanë thënë se ngrohja globale po përkeqëson motin

8 Maj 2023, 10:56 Nga m.s
Vietnami “digjet” nga i nxehti, regjistron temperaturën 44.1C
foto ilustruese

VIETNAM- Vietnami ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë prej 44.1C. Ekspertët e motit dhe autoritetet i janë drejtuar popullatës që të qëndronin në ambiente të mbyllura, në pjesët më të nxehta të ditës. Shkencëtarët kanë thënë se ngrohja globale po përkeqëson motin. 

Vendet fqinje regjistruan temperatura rekord gjatë një vale të nxehti në Azi në muajin prill. Rekordi i Vietnamit u mat brenda në stacionin Hoi Xuan në provincën veriore Thanh Hoa të shtunën, tha Qendra Kombëtare për Parashikimet Hidro Meteorologjike, duke thyer rekordin e vitit 2019 prej 43.4C.

Fermeri Nguyen Thi Lan tha se temperaturat në qytetin qendror të Danang, i kishin detyruar punëtorët të nisnin ditën më herët. “Na është dashur të mbarojmë para orës 10 të mëngjesit, për të shmangur vapën”.

Moti i Vietnamit ndryshon nga veriu në jug, por vendi në tërësi tani po hyn në muajt e tij më të nxehtë të verës. "Ky është një rekord shqetësues në kontekstin e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale", tha Nguyen Ngoc Huy, një ekspert i ndryshimeve klimatike. “Besoj se ky rekord do të përsëritet shumë herë". 

Zyrtarët e Danang kanë kërkuar nga ministritë e industrisë dhe energjisë elektrike të Vietnamit që të "bashkëpunojnë për të përballuar në mënyrë efektive nxehtësinë, thatësirën e mundshme dhe mungesën e ujit", sipas mediave shtetërore.

Zyrtarët i kanë thënë gjithashtu kompanisë së furnizimit me ujë të qytetit, që të sigurohet furnizimi i mjaftueshëm me ujë. Të shtunën, qendra e qytetit Hanoi ishte pothuajse bosh në mesditë, pasi shumë njerëz qëndruan në shtëpi për të shmangur diellin.

Departamenti meteorologjik tajlandez raportoi një rekord të barabartë me 44.6 gradë Celsius në provincën perëndimore Tak në prill, ndërsa mediat e Mianmarit thanë se një qytet në lindje të vendit raportoi 43.8 gradë Celsius, më i larti në një dekadë.

Të dy vendet zakonisht durojnë një periudhë të nxehtë para sezonit të shirave, por intensiteti i nxehtësisë ka tejkaluar rekordet e mëparshme.

Më në perëndim, Dhaka, kryeqyteti i Bangladeshit, regjistroi temperaturën më të lartë që nga vitet 1960. Autoritetet indiane të motit thanë se disa pjesë të vendit po përjetonin temperatura afërsisht tre deri në katër gradë mbi normalen. /Dosja.al

vietnam temperatura rekord

Sondazh

Poll