Bota

Foshnja u gjet pranë koshit të mbeturinave në Golem, 22-vjeçarja kishte braktisur edhe një fëmijë tjetër

Policia vijon ende kërkimet për arrestimin e 22-vjeçares, e cila rezulton se më herët ka jetuar në Tiranë dhe më pas është shpëngulur në Durrës.

8 Maj 2023, 10:56 Nga I.A
Foshnja u gjet pranë koshit të mbeturinave në Golem,
Foshnje

DURRËS- 22-vjeçarja që braktisi foshnjen e saj dy ditë më para në Golem, ndodhet edhe në kërkim. Por kjo nuk është hera e parë që e reja e ka bërë këtë veprim. Kjo pasi, Syri.net shkruan se nëna e foshnjës ka braktisur dhe një fëmijë 3-vjeç i cili është marrë në kujdes të shërbimit social.

Policia vijon ende kërkimet për arrestimin e 22-vjeçares, e cila rezulton se më herët ka jetuar në Tiranë dhe më pas është shpëngulur në Durrës. Ndërkohë që nuk kanë gjetur ende ndonjë familjarë apo të afërm të nënës 22-vjeçare për ta vënë në dijeni lidhur me situatën.

nena braktis foshnjen ne durres

Sondazh

Poll