NASA lëshon dy satelitë të vegjël për të gjurmuar ciklonet dhe uraganet
satelit SHBA- NASA lëshoi dy satelitë të vegjël të krijuar për të gjurmuar ciklonet tropikale orë pas ore ng...
Tragjedia ka ndodhur në qytetin kufitar të Brownsville, Teksas, ku tetë persona humbën jetën më 7 maj
SHBA- Këto pamje të rënda tregojnë emigrantët e vdekur, të cilët janë përplasur nga një makinë në Teksas. Tragjedia ka ndodhur në qytetin kufitar të Brownsville, Teksas, ku tetë persona humbën jetën më 7 maj, pasi u përplasën nga një automjet teksa prisnin në një stacion autobusi përpara një strehe emigrantësh.
#ImágenesFuertes ????⚠️Seis migrantes murieron atropellados en #Brownsville mientras esperaban el autobús. pic.twitter.com/dpSqiQdCXK
— Grupo Marmor (@Grupo_Marmor) May 7, 2023
Autoritetet në Brownsville, Teksas, thonë se ata morën një telefonatë rreth orës 8:30 të mëngjesit, në lidhje me një mjet Land Rover që goditi disa njerëz që prisnin në një stacion autobusi. Autoritetet thonë se deri më tani nuk dihet nëse përplasja ka qenë e qëllimshme. Shtatë persona u gjetën të vdekur në vendngjarje dhe 10 u dërguan në spitale, tha zëdhënësi i policisë në Brownsville, Martin Sandoval për "CNN". Më vonë të dielën, një tjetër humbi jetën nga plagët e rënda, tha Sandoval.
Sandoval tha se disa emigrantë ishin midis viktimave dhe se Patrulla Kufitare po punon për të konfirmuar identitetin e viktimave. FBI po ndihmon gjithashtu me hetimin.
Sakaq, drejtuesi i mjetit ka marrë ndihmë mjekësore dhe është arrestuar për një drejtim të pakujdesshëm. "Me shumë gjasa" do të shtohen akuza të tjera, sipas Sandoval.
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi tragjedinë, nuk ka bashkëpunuar me autoritetet. Ai u ka dhënë autoriteteve disa emra dhe policisë i është dashur të marrë shenjat e gishtave, me shpresën për të gjetur identitetin e tij, diçka që kërkon më shumë kohë, tha Sandoval.
Autoritetet janë ende duke hetuar nëse incidenti ishte i qëllimshëm apo aksidental. Ai tha se dëshmitarët përshkruan se kishin parë shoferin duke u ngjitur në trotuar, dhe duke përplasur një grup njerëzish që prisnin në stacionin e autobusit. /Dosja.al
satelit SHBA- NASA lëshoi dy satelitë të vegjël të krijuar për të gjurmuar ciklonet tropikale orë pas ore ng...
Babis Anagnostopoulos me Caroline Crouch GREQI- Ngjarja që tronditi Greqinë në vitin 2021 ku burri i mori jetën gruas në sy të...
Foshnje DURRËS- 22-vjeçarja që braktisi foshnjen e saj dy ditë më para në Golem, ndodhet edhe në kërkim. Por...
Pamje nga ngjarja BRITANI E MADHE- Në ceremoninë e zhvilluar në Kalanë e Cardiff në Uells gjatë kurorëzimit të...
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla BRITANI E MADHE- Kështjella Uindsor u shndërrua në një vend koncertesh të diel&eu...
foto ilustruese VIETNAM- Vietnami ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë prej 44.1C. Ekspertët e motit dhe ...
foto ilustruese SHBA- Çmimet botërore të ushqimeve janë rritur sërish. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO)...
Princi William BRIRTANI E MADHE- Princi William mbajti një fjaliM në Windsor në ngjarjen kushtuar babait të tij, mbretit...
foto ilustruese IRAN- Në Iran, dy persona janë varur për fyerje të Islamit. Lajmi u njoftua nga faqja e drejtësisë iraniane ...
pianistja 13-vjeçare BRITANI E MADHE- Në koncertin për nder të Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla, një...