Bota

Koncerti i kurorëzimit/ Take That, Katy Perry dhe Andrea Bocelli performojnë para 20 mijë njerëzve (FOTOT)

E veshur me një fustan prej ari, Katy Perry e ngriti turmën në këmbë me interpretimin e saj të Roar dhe fishekzjarret, të cilat ajo ia kushtoi Mbretit Charles. Paloma Faith performoi Lullaby në koncertin Windsor ndërsa qytetet anembanë vendit u ndriçuan për nder të kurorëzimit të Mbretit.

8 Maj 2023, 11:02 Nga f.i
Koncerti i kurorëzimit/ Take That, Katy Perry dhe Andrea Bocelli
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla

BRITANI E MADHE- Kështjella Uindsor u shndërrua në një vend koncertesh të dielën për të festuar kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshë Camilla. Në mesin e artistëve ishin këngëtarët Lionel Richie, Katy Perry dhe Andrea Bocelli, grupi pop “Take That” dhe pianisti Lang Lang, ndërsa aktori i Hollivudit Tom Cruise dhe Winnie the Pooh, gjithashtu u bënë pjesë, shkruajnë mediat e huaja.

E veshur me një fustan prej ari, Katy Perry e ngriti turmën në këmbë me interpretimin e saj të Roar dhe fishekzjarret, të cilat ajo ia kushtoi Mbretit Charles. Paloma Faith performoi Lullaby në koncertin Windsor ndërsa qytetet anembanë vendit u ndriçuan për nder të kurorëzimit të Mbretit.

Take That e mbylli natën plot zhurmë me performancën e tyre të parë në katër vjet. Familja mbretërore duartrokiti dhe Mbreti dhe Mbretëresha mbanin flamujt e tyre të Unionit ndërsa koncerti po mbyllej.

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll