Bota

Vrau gruan në sy të foshnjes, si piloti grek po përpiqet për t'i shpëtuar burgimit të përjetshëm

Babis Anagnostopoulos mbyti bashkëshorten e tij në një shtëpi në periferi të Athinës në 2021

8 Maj 2023, 10:56 Nga m.s
Vrau gruan në sy të foshnjes, si piloti grek po përpiqet për
Babis Anagnostopoulos me Caroline Crouch

GREQI- Ngjarja që tronditi Greqinë në vitin 2021 ku burri i mori jetën gruas në sy të foshnjes së tyre, është rikthyer sërish në fokus. Mbrojtja e pilotit po bën çështë e mundur për ti shpëtuar dënimit me burgim të përjetshëm. Lista e dëshmitarëve të mbrojtjes përfshin një gazetare, biznesmenë dhe prindërit e Babis Anagnostopoulos.

34-vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm, është rikthyer në gjykatë për të mbajtur përgjegjësi në shkallë të dytë, për vrasjen e bashkëshortes së tij Caroline Crouch. Informacionet thonë se në këtë gjykatë, Anagnostopoulos me anë të avokatit të tij, Alexandros Papaioannidis, përveç dëshmitarëve të mbrojtjes, përfshirë një gazetare, do të kërkojë edhe ndihmën e një mjeku psikiatër. Kjo në mënyrë që të vendosë për gjendjen e tij mendore.

Vrau gruan në sy të foshnjes, si piloti grek po përpiqet për

Diçka që natyrisht nuk u pranua në gjykimin e shkallës së parë, pasi prokurorja Evgenia Stathopoulos foli për një krim të paramenduar, duke hedhur poshtë pretendimin e pilotit se ishte në gjendje shoku. Ajo theksoi se Anagnostopoulos ”ishte i vetëdijshëm për mizorinë e tij të paimagjinueshme. Kur filloi t'i bllokonte rrugët e frymëmarrjes Caroline, ai duhet të ketë ndjerë goditjet nga mbytja. Kishte kohë të tërhiqej. 60 sekonda është një kohë e gjatë për të kryer vrasje. Mekanizmi i vdekjes ishte vendosur ndërsa viktima ishte në gjumë. E vuri fëmijën të flinte në divan dhe u ngjit për të vrarë”, tha prokurorja.

Një tjetër lëvizje, e cila sipas informacioneve të protothema.gr , pritet të shkaktojë nga ana e padisë civile, kërkesën e Papaioannidis për të kërkuar pjesëmarrjen në gjykatë të prindërve të Caroline, David dhe Susanna Crouchs, me qëllim që të të ekzaminohen. Një kërkesë, e cila do të shqetësojë prindërit e vajzës së ndjerë, pasi kohë më parë ata u shpërngulën përgjithmonë në Filipine.

Babis Anagnostopoulos, u dënua me burgim të përjetshëm plus 10 vite burg për vrasjen e gruas Caroline. Babis Anagnostopoulos mbyti bashkëshorten e tij në një shtëpi në periferi të Athinës në 2021. Ai krijoi një skenar për të kamufluar vrasjen më makabre të viteve të fundit në Greqi, duke bëre jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Por, në fund rezultoi se Babis e mbyti 20-vjeçarjen britanike për vdekje me një jastëk, para vajzës së saj 11-muajshe. /Dosja.al

babis anagnostopoulos

Sondazh

Poll