Sport

Pas 36 vitesh, Jean-Michel Aulas nuk është më president i Olympique Lyon-it!...

Amerikani John Textor do të paasojë francezin Aulas, i cili do të bëhet president nderi

8 Maj 2023, 11:38 Nga DOSJA

Pas 36 vitesh, Jean-Michel Aulas nuk është më president i

FRANCE - Jean-Michel Aulas largohet nga presidenca e Olympique Lyonnais (OL) pas 36 vitesh në krye të klubit francez dhe do të zëvendësohet nga biznesmeni amerikan John Textor, njoftoi ekipi të hënën.

Vendimi është marrë më 5 maj, gjatë një mbledhjeje të bordit drejtues të klubit, në krye të të cilit është Textor, aksioneri aktual i shumicës. "Z. Jean-Michel Aulas do të emërohet president nderi," detajoi gjithashtu ekipi i Lyonit në një deklaratë.

50 tituj si president...

Gjatë presidencës së tij të gjatë, OL fitoi pesëdhjetë tituj midis ekipeve të femrave dhe meshkujve. "Grupi OL është i kënaqur që mund të vazhdojë të përfitojë nga përvoja dhe udhëzimet e z. Jean-Michel Aulas. Të gjithë palët e interesuara i janë mirënjohës atij për angazhimin dhe aftësitë e tij drejtuese, të cilat i kanë mundësuar klubit të bëhet një fuqi në futbolli europian, si në kategorinë e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave”, shtohet në tekst.

Pas 36 vitesh, Jean-Michel Aulas nuk është më president i

Prioriteti i presidentit të ri, i cili do të zërë postin për momentin në mënyrë të përkohshme, "do të jetë përforcimi i pozicionit të Olympique Lyonnais në skenën botërore të futbollit" me "ambiciet më të larta", në përputhje me "historinë e tij të shquar".

Nën udhëheqjen e Aulas, OL përjetoi një seri suksesi të tillë, që i çoi ata të fitonin shtatë tituj radhazi të Ligës Franceze midis 2002 dhe 2008.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll