Politike

"Fut para nga Irani"/ E paditi për shpifje, Veliaj: GJKKO do sjellë Berishën në Gjykatë në 19 maj

Veliaj i ka konsideruar akuzat e bëra nga Berisha si të pavërteta për këtë arsye e ka paditur me akuzën për shpifje. 

8 Maj 2023, 10:04 Nga A.B
"Fut para nga Irani"/ E paditi për shpifje, Veliaj: GJKKO do
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj u paraqit ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), pasi mori pjesë në seancën kundër kryedemokratit Sali Berisha, të cilin e akuzon për shpifje. 

Veliaj ishte i pranishëm në seancën e parë, e ndërsa Berisha mungoi dhe nuk solli as avokatin e tij. Në përfundim të saj, Veliaj tha se gjykata ka vendosur që Berisha do shoqërohet nga policia në gjykatë në datën 19 maj.

"Në 19 maj Berisha do shoqërohet nga policia në gjykatë. Policia duhet të zbatojë vendimin e gjykatës për të shoqëruar Berishën në gjyq në 19 maj. Ka 30 vite që shan, por çdo gjë ka një limit. Duhet t'i provojë në gjykatë ato që thotë”, tha Veliaj.

Veliaj i ka konsideruar akuzat e bëra nga Berisha si të pavërteta për këtë arsye e ka paditur me akuzën për shpifje. 

Po çfarë ka thënë Berisha për Veliaj?

“Veliaj është marrë dhe në pyetje. Shkuarja e tij në Iran ka ngjallur shqetësim të ata që e kanë diktuar dhe na kanë njoftuar ne. Në 2008 ma sollën lajmin shërbimet, është pyetur për vizitën e tij në Iran. Problem është se pas këtyre viteve dalin Bruno Presezzi, pronari 80 përqind i inceneratorit të Tiranës i lidhur me Ali Aliahbadin, ish-komandon e Pasdaranit”.

erion veliaj sali berisha

Sondazh

Poll