Politike

VIDEO/ "Kampion me ambicie"/ Si ndryshoi qëndrim Rama me Salvador Koçajn, ironizimi që i bën tani: Ik o Salvador

Rama ka ironizuar Salvador Kaçajn, ndërkohë që më parë në zgjedhjet e vitit 2011, ai e promovonte si njeriun që do të sillte zhvillim në Shëngjin.

8 Maj 2023, 07:52 Nga I.A
VIDEO/ "Kampion me ambicie"/ Si ndryshoi qëndrim Rama me Salvador
Edi Rama dhe Salvador Kaçaj

KURBIN- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me irnitë e tij për kundërshtarët në fushatat elektorale. Ditën e djeshme në Kurbin, Rama ka ironizuar Salvador Kaçajn, ndërkohë që më parë në zgjedhjet e vitit 2011, ai e promovonte si njeriun që do të sillte zhvillim në Shëngjin.

“Këta duan të votojnë një kryetar bashkie një njeri që thotë, po ua jap fjalën atyre që kanë shkollë më shumë se unë. O Zot… Më çoi Ulsiu videon e thash do të dalë ndonjë akademik, por doli Salvadori. Hej Zot. Që më çoi fjalë mua; “Shefi tha,-kam gabuar dua të kthehem në rrugë të mbarë. Ik o Salvador i thashë, ik se ke shumë shkollë për mua ti,-i thashë”, tha Rama.

Deklarata e Ramës në vitin 2011:

“Mirdita të gjithëve, dëshiroj të komunikoj përpara jush në krah të ish-kapitenit të skuadrës Kombëtare Shqiptare të Futbollit dhe sot i zgjedhur nga komuniteti i Shëngjinit për të kthyer edhe Shëngjinin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm të zhvillimit social, ekonomik dhe urban. Unë jam i privilegjuar që t’ja jap fjalë të sapo zgjedhurit nga banorët e Shëngjinit duke e falënderuar për pjesëmarrjen e tij jashtëzakonisht brilante në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për vendin dhe komunitetin që sot Salvadori përfaqëson. Ish-kapiteni i kombëtares sot vjen në fushën e administrimin vendor si një kampion me ambicie për të bërë një komune kampione me respektin për çdo qytetar," tha Rama.

 

edi rama salvador kaçaj

Sondazh

Poll