Aktualitet

"Ka 30 vite që shan, njeri i ligë"/ Gjyqi me Berishën, Veliaj: Me 19 Maj policia do ta shoqërojë me forcë

Veliaj u shpreh se ka 30 vite që Berisha hedh akuza ndaj tij, duke e quajtur person të ligë. 

8 Maj 2023, 10:47 Nga A.B
"Ka 30 vite që shan, njeri i ligë"/ Gjyqi me Berishën,
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar ditën e sotme se Gjykata ka vendosur që Sali Berisha të sillet me forcë në Gjykatë në 19 maj. Pas përfundimit të seancës në GJKKO, Veliaj u shpreh se ka 30 vite që Berisha hedh akuza ndaj tij, duke e quajtur person të ligë. 

“Sot isha unë nismëtari i një akuze ndaj Berishës, i cili ka mbi 30 vjet që shan dhe mallkon, por cdo gjë ka një limit, as budallait dhe as të ligut nuk duhet të hapet rrugës, këto akuza t’i provojë në gjykatë, ka kaq kohë që më fton debat, po Berisha nuk është burrë, është frikacak, Berisha është i lig, ka promovuar kulturën hidh baltë pa pikë përgjegjësie në 19 maj në orën 11:00 Berisha do paraqitet me detyrim në gjykatë”, tha Veliaj./Dosja.al

erion veliaj sali berisha

Sondazh

Poll