Sport

Miliarderi Jeff Bezos dhe partnerja e tij, në qendër të vëmendjes në Çmimin e Madh të Formula 1 në Miami… (foto)

Çmimi i madh i Formula 1 në Miami, tërhoqi shumë yje në tribunat e qarkut në shtetin amerikan të Floridës. Midis tyre ishte edhe krijuesi i Amazon

7 Maj 2023, 15:46 Nga DOSJA

Miliarderi Jeff Bezos dhe partnerja e tij, në qendër të

SHBA - Piloti meksikan Sergio Perez (33, Red Bull) ishte më i shpejti në kualifikimet për Çmimin e Madh të SHBA në Miami dhe do të startojë i pari në rrjet. Gara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është planifikuar sonte nga ora 21:30. 

Në kualifikueset e së shtunës, miliarderët amerikanë, Jeff Bezos dhe Elon Musk, ishin në qendër të vëmendjes. Nëse Musk vinte vetëm, Bezos shoqërohej nga partnerja e tij, Lauren Sanchez.

Jeff Bezos (59) dhe Lauren Sanchez (53) ishin të ftuar specialë të McLaren dhe vizituan paddokun e ekipit. Themeluesi i Amazon u fotografua duke folur me drejtorin e McLaren, Zak Brown, si dhe me CEO të Formula 1, Stefano Domenicali.

Lauren Sanchez, ylli televiziv, kishte privilegjin të dëgjonte në kufje atë që drejtuesit e McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri, komunikuan me ekipin teknik gjatë seancës së fundit kualifikuese. Amerikani Jeff Bezos ka një pasuri prej 128 miliardë dollarësh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll