7 Maj 2023, 18:31
Nga DOSJA
Gratë
TIRANË- Banka Botërore ka analizuar së fundmi kohën që shpenzojnë burrat dhe gratë në 19 vende, përkatësisht nga 7 rajone. Mes tyre ka qenë Shqipëria, Shtetet e Bashkuara, Afrika e Jugut, Turqia etj. Në fund është arritur në përfundimin që gratë shqiptare harxhojnë 25 vite të jetës së tyre produktive duke rritur fëmijët dhe duke kryer punët pa pagesë në familje.
“Kur e mendon 25 vite ftohtë, duket shifër shumë e madhe. 25 vite, sa do jetojë unë? Pra unë shkollohem deri në moshën 22 vjeçe mbaroj universitetin, pastaj do bëj një master, pastaj do fitoj eksperiencë në punë. Pra unë në moshën 26-27 vjeçare jam në tregun e punës dhe nëse kësaj do i bashkëngjis 25 vite, mbaroj cikli 50-55 vite kur ne jemi efiçent për të punuar.
Familja është institucion. Problemi qëndron në faktin që duhet të jepet një kontribut i barabartë mes femrës dhe mashkullit. Në Shqipëri nëse flasim 25 vite për gratë, për meshkujt nëse shpenzojnë 10 vite do ishte shumë mendoj unë. Ne e dimë që ata largohen nga familja në mëngjes,kthehen vonë, nuk kujdesen për fëmijët, nuk shqetësohen çfarë ushqimesh duhet të blejnë çfarë duhet të gatuajnë, pra i kanë gjërat e hequra se do i bëjë gruaja e shtëpisë.
Roli i grave në Shqipëri qëndron ende roli që në vegjëli që duhet të kontribuojnë në familje mundohemi t’i orientojmë drejt mëmësisë, dhe drejt grave të mira familjare. Kjo sigurisht që ndryshon, nëse flasim për në tiranë sot vajzat e gratë kanë ambicie, kanë më shumë mundësi shkollimi. Në zonat më të thella, këto vajza në vegjëli kanë më pak mundësi të shkollohen. Sot në zonat rurale janë shtuar edhe divorcet. Kmei Dhe gra që janë kryefamiljar,e roli i tyre është ende më i madh për arsye të divorceve apo emigrimit.
Duke i lënë këto gra jashtë tregut të punës, dhe duke i kthyer në role të papaguara në familje, tipikisht lan gruaja edukon gruaja, mendon për hallet e familjes, edukon gruaja bisedat kur ka konflikte i zgjidh gruaja. Këto që rriten në këto familje kështu do veprojnë. vajza do kopjojë të njëjtat sjellje dhe djali do të kërkojë nga partnerja e tij të sillet si nëna”, tha Suela Kçibellonj – Aktiviste për të Drejtat e Grave.
Marrë nga TOPCHANNEL
grate ne shqiperi raporti per grate
Aktualitet
7 Maj 2023, 17:42
k.m.
Nuredin Dumani
TIRANË- Një hetim pasuror i nisur nga prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vë...
Aktualitet
7 Maj 2023, 17:22
F.M
Massimo De Santis
ITALI- Personi që po shikoni në foto është Massimo De Santis, 51-vjeçari që u vra nga shqiptari Taulant M...
Aktualitet
7 Maj 2023, 17:11
k.m.
Foto ilustruese
BOLONJA– Ai kishte arritur të mos kapej kurrë. Por një sjellje e gabuar me mjetin e tij ngriti dyshime tek Polici...
Aktualitet
7 Maj 2023, 16:56
F.M
Familja Malaj
ITALI- Personat që po shikoni janë anëtarët e familjes shqiptare që u përfshinë në një tragjedi ...
Aktualitet
7 Maj 2023, 16:17
k.m.
Foto ilustruese
BULQIZË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Bulqizë, ku 55-vjeçari Izmir Du...
Aktualitet
7 Maj 2023, 15:36
Elvis Hila
LEZHË- Dy autorë të dyshuar janë arrestuar në Lezhë pasi akuzohen për dhunë. Bëhet fjalë p&eum...
Aktualitet
7 Maj 2023, 15:25
F.M
Karabinierët
ITALI- Nënë e bir, 74 dhe 48 vjeç, nga Shqipëria kanë ndërruar jetë në një aksident t...
Aktualitet
7 Maj 2023, 14:48
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se makina ka qenë...
Aktualitet
7 Maj 2023, 14:34
F.M
Myrteza (Zani) Çaushi
TIRANË- Myrteza (Zani) Çaushi, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm kërkon rishiki...
Aktualitet
7 Maj 2023, 14:21
F.M
Dhunimi
TIRANË- Një qytetar është dhunuar nga policia ditën e sotme. Ngjarja është dokumentuar me video nga dëshmit...