7 Maj 2023, 17:42
Nga k.m.
Nuredin Dumani
TIRANË- Një hetim pasuror i nisur nga prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vënë në shenjestër të verifikimeve anëtarë të familjes Qoli në Durrës dhe Elbasan. Hetimi i nisur nga SPAK kanë marrë indicie nga ligji “Antimafia”, pasi Festim Qoli, Petrit Qoli dhe Agron Qoli, janë vënë në hetim për akuzën e “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim të kryer në formën e “Grupit të Strukturuar Kriminal”. Gazetari Elton Qyno shkruan “Ora News” mëson se oficerë të Byrosë Kombëtarë të Hetimit po kontrollojnë çdo pasuri të mundshme që është rregjistruar në emër të familjes Qoli.
Në verifikim pasuror janë vënë emrat si Ervis Qoli, Flora Qoli, Agron Qoli, Petrit Qoli, Festim Qoli dhe persona të tjerë të lidhur me këta persona.

"Në verifikimet paraprake ka rezultuar se në emër të Festim Qolit, janë të rregjistruara disa pasuri pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës. Hetimi ka provuar se në emër të Festim Qolit ekziston një kompleks biznesi në zonën e Spitallës në Durrës. Ky kompleks përbëhet nga lokal-restorant dhe hotel. Gjithashtu në emër të Qolit është rregjistruar një biznes Bar-Kafe në Tiranë, me emrin “Bar Mozaik”, por aktualisht me aktivitet të pezulluar. Njëherësh SPAK, ka zbuluar se Petrit Qoli ka në pronësi një mjet të vogël lundrimi të markës “BRP-USA” të quajtur “Bore”. Hetimi ka zbuluar një listë me pasuri të paluajtshme në Durrës, njësi tregtare dhe automjete që disponohen nga anëtarë të familjes Qoli. Ndërsa në emër të Festim Qolit, është dhe një pikë karburanti. Ky biznes është rregjistruar me emrin “Classic-DR” dhe aktualisht zotërohet 100 për qind nga Festim Qoli. Por aktiviteti tregtar i kësaj kompanie rezulton i pezulluar. Fillimisht biznesi është hapur në 20 qershor 2011 nga Festim Qoli e më pas kompania e hidrokarbureve në 8 mars 2012 i është shitur 51 për qind të aksioneve Fatmirë Habilit alias Dedaj. Kjo e fundit është nëna e Ervis alias Muharrem Dedaj, i cili vetëm 3 muaj nga blerja e 51 për qind të aksioneve tek karburanti i Qolit, është vrarë në një atentat të rregjistruar në 5 qershor 2012 në Durrës,"-shkruhet në artikull.
Festim Qoli akuzohet dhe kërkohet të arrestohet nga SPAK, si njeriu që organizoi dhe financoi vrasjen e nënës së Ervis Dedaj, Fatmirë Habilit, ngjarje kjo e ndodhur në 14 shtator 2013. Por pas vdekjes së Habilit, aksionet tek biznesi i karburantit janë trashëguar në muajin dhjetor 2014 nga vajza e saj, Matilda Habili (Gjatja), e cila në 2-vjetorin e vrasjes së vëllait të saj, Ervis Dedaj, në 6 qershor 2014, ka vendosur t’ia kthejë sërisht aksionet Festim Qolit, duke përpiluar një kontratë shitje me të. Por ka dyshime se kjo kontratë është firmosur në presion psikologjik. Por aktualisht SPAK, po kontrollon dhe pasuri të tjera me qëllim lokalizimin dhe sekuestrimin e tyre në ditët në vijim. Hetimi pasuror për familjen Qoli, ka filluar disa muaj më parë.
spak nuredin dumani petrit qoli festim qoli agron qoli
Aktualitet
7 Maj 2023, 17:22
F.M
Massimo De Santis
ITALI- Personi që po shikoni në foto është Massimo De Santis, 51-vjeçari që u vra nga shqiptari Taulant M...
Aktualitet
7 Maj 2023, 17:11
k.m.
Foto ilustruese
BOLONJA– Ai kishte arritur të mos kapej kurrë. Por një sjellje e gabuar me mjetin e tij ngriti dyshime tek Polici...
Aktualitet
7 Maj 2023, 16:56
F.M
Familja Malaj
ITALI- Personat që po shikoni janë anëtarët e familjes shqiptare që u përfshinë në një tragjedi ...
Aktualitet
7 Maj 2023, 16:17
k.m.
Foto ilustruese
BULQIZË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Bulqizë, ku 55-vjeçari Izmir Du...
Aktualitet
7 Maj 2023, 15:36
Elvis Hila
LEZHË- Dy autorë të dyshuar janë arrestuar në Lezhë pasi akuzohen për dhunë. Bëhet fjalë p&eum...
Aktualitet
7 Maj 2023, 15:25
F.M
Karabinierët
ITALI- Nënë e bir, 74 dhe 48 vjeç, nga Shqipëria kanë ndërruar jetë në një aksident t...
Aktualitet
7 Maj 2023, 14:48
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se makina ka qenë...
Aktualitet
7 Maj 2023, 14:34
F.M
Myrteza (Zani) Çaushi
TIRANË- Myrteza (Zani) Çaushi, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm kërkon rishiki...
Aktualitet
7 Maj 2023, 14:21
F.M
Dhunimi
TIRANË- Një qytetar është dhunuar nga policia ditën e sotme. Ngjarja është dokumentuar me video nga dëshmit...
Aktualitet
7 Maj 2023, 14:11
I.A
Kapsola
TIRANË- Shoferi i autobusit që transportonte tifozët e Kukësit në ndeshjen Partizani-Kukësi është proc...