Aktualitet

E rëndë në Durrës/ 22-vjeçarja braktis foshnjën disa javëshe në Golem, shpallet në kërkim, fëmija dërgohet në spital

Ndërkohë që policia ka mundur të identifikoj dhe gjej nënën e foshnjes, e cila e kishte braktisur fëmijën e saj ditën e djeshme. 2

7 Maj 2023, 09:10 Nga I.A
E rëndë në Durrës/ 22-vjeçarja braktis foshnjën
Foto Ilustruese

DURRËS- Një foshnje është gjetur ditën e sotme në Golem e braktisur. Mësohet se foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë që policia ka mundur të identifikoj dhe gjej nënën e foshnjes, e cila e kishte braktisur fëmijën e saj ditën e djeshme. 22-vjeçarja me iniciale D.S është shpallur në kërkim.    

Njoftimi i Policisë:

Kavajë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj. Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

nena braktis foshnjen ne durres

Sondazh

Poll