Aktualitet

EMRAT/ Shpërthen bombola e gazit në Kuçovë, 2 të moshuarit ngecin brenda banesës

Deri më tani shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur të nxjerrin një prej të moshuarve, Mustafa Kosovën nga banesa dhe e kanë dërguar në spital.

7 Maj 2023, 07:32 Nga I.A
EMRAT/ Shpërthen bombola e gazit në Kuçovë, 2 të
Foto Ilustruese

KUÇOVË- Një shpërthim bombole ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kuçovë. Mësohet se në banesën ku ka shpërthyer bombola kanë qenë dy të moshuar, të cilët kanë ngecur brenda. Deri më tani shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur të nxjerrin një prej të moshuarve, Mustafa Kosovën nga banesa dhe e kanë dërguar në spital. Ndërkohë që po punohet për të nxjerrë dhe të moshuarën Alije Kosova.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 07.05.2023, rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”, Kuçovë në një banesë ku jetonin shtetasit M.K 86 vjeç dhe A.K., 84 vjeçe (bashkëshortë), ka shperthyer një bombol gazi dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar.Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit M.K, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore. Vijon puna për nxjerrjen e shtetases A.K. Në vendngjarje ndodhen ekspertët zjarrfikës, kriminalist dhe Njësia speciale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Pas përfundimit të veprimeve paraprake në vendngjarje do të ketë informacion të plotë.

 

 

 

 

mustafa kosova alije mustafa

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2023, 20:06

Zëri i të rinjve

Takimi Krizën më të madhe shëndetësore, socio-ekonomike në të gjithë botën e ka shënuar pandemia globale ...